Lali Gledi i Elbasanit brenda muajit

Në ka një sinonimi të plotë dhe gjithëpërfshirës i kësaj qeverie është MASHTRIMI. Propaganda partiake dhe manipuluese po i shoqëron çdo ditë e më shumë. Një biznes ka publikuar tek portali JOQ, faturën e taksave vendore për vitin 2020.

POSTIMI I BIZNESIT

“Pershendetje JOQ! Jam nje biznes i vogel ne Elbasan.
Si tha qeveria taksat do falen per 1 vit per bizneset? Keto fatura tregojne qarte fytyren reale te mashtrimeve ndaj biznesit te gjendur ne nje krize shkatarrimtare nga covid-19, dhe kemi afate 1 muaj ta paguajme.Kto qeveritare jane gjakpiresa,cdo gje qe thuhet dhe pretendohet prej tyre eshte thjesht mashtrim i paster dhe pasqyrohen vetem nga mediat e blera prej tyre totalisht.
Faleminderit nese e poston.”

Për të qenë korrekt kreu i Bashkisë Elbasan nuk ka deklaruar falje të plotë të taksave vendore por lehtësim të tyre dhe falje e plotë për muajt e mbylljes së zërit, “Taksë për shfrytëzim të hapësirave publike”. Gjithashtu kreu i bashkise Gledjan Llatja më herët, pra 18 prill 2020 për Porta Vendore, që do shihet mundesia e lehtësimit të tyre dhe një shtyrje në afatin e pagesave. Faktet tregojnë se shtyrje jo e jo që nuk ka, të paktën deri më tani, por as lehtësim të tyre.

Zakonisht këta rilindasit duke filluar nga Kryelartëgjatësia e kanë bërë të udhës që luajnë me të ngecur, kush e ha e ha. Po nuk foli njeri atëherë jemi ok. Po folën , atëherë do marrim masa. Edhe bashkiaku i Elbasanit, por me shume gjasa nuk është vendimi i tij personal, sepse ne kemi bindjen që nuk do ta merrte një iniciative te tille.

Nuk na besoni, ja ku po ju sjellim çfarë është premtuar më 18 prill 2020.

Gledian Llatja-Bashkia Elbasan

Ne i kemi kërkuar ndihmë organizatave që kemi patur bashkëpunim, sikurse është USAID apo Shoqatës së Bashkive në lidhje me buxhetin. Do të ketë një paketë për lehtësim taksash, në momentin që do të qetësohet situata sepse ne tani nuk e dimë si do të shkojë. Në momentin më të parë do ia propozojmë Këshillit Bashkiak, do të rishikojmë edhe njëherë buxhetin, tarifat dhe sidomos tarifën ë shfrytëzimit të sipërfaqes publike, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe nuk është përdorur nga biznesi dhe automatikisht do falet. Po ashtu, është pjesa e taksave të tjera që do shihen mundësi lehtësimi. Absolutisht edhe kontratat e tregjeve publike që i ka bashkia kontratat e veta, absolutisht gjatë gjithë kohës së fatkeqësisë do rishikohen. Do jetë një paketë fiskale që do e përgatisim me ekspertë. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, ndaj ne kërkojmë një ekspertizë që dhe ne të kemi një ide të qartë dhe nga ana tjetër ne të bëjmë një plan të ardhshëm për pjesën e mbetur të vitit. Ajo që do bëjmë është që do ndajmë në dy fasha pjesën e tarifimit të taksave vendore dhe pastaj në bazë të saj do të bëhen të gjitha riskedulimet. Sa i takon kohës së miratimit, ne nuk dalim dot në këtë moment me një paketë, pasi përshembull nga java që vjen mund të ketë një kategori biznesesh që do lejohen të punojnë.

Përfundimet mund ti nxirrni vetë!