Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sipas raportimeve të mediave vendase një filial banke është grabitur rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sipas një njoftimi, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshimet janë se një  person kishte armë me vete dhe ka grabitur një shumë të caktuar të parave dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.