Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1281 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 185 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 348 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrezikshëm në pritje të vaksinës.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cërrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)

Raste të reja ditore 185

Të shëruar në 24 orë 348

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383

Raste pozitive 59,623

Raste të shëruara 34,996

Raste Aktive 23,428

Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13577

Fier 1668

Shkodër 1315

Durrës 1187

Vlorë 942

Korçë 946

Lezhë 901

Elbasan 874

Berat 770

Gjirokastër 490

Kukës 396

Dibër 362.