Italia kalon shifrën e 30 mijë viktimave si pasojë e Covid

Kjo javë e fundit e muajit maj po shënon një reduktim të dukshëm të numrit të viktimave dhe të personave të infektuar me Covid 19 në Itali.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 32,877 e numri i të infektuarve në 230,158.

Persona aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 55,300. Numri i pacientëve të shëruar është deri më sot më 141,981 e në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar më shumë.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë reduktuar në 541. Në struktura spitalore po kuorhen 8,185 e në kushte izolimi shtëpiak 46,574. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 34 viktima e 148 raste pozitive. Deri më sot në Itali janë kryer 3 milionë e 462 mijë e 253 tamponë.