Artur Çobani është emëruar drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit. Çobani i cili më herët ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës, zëvendëson Liridon Pulën, i cili pak kohë më parë u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.

Pula u lirua nga burgu në datë 18 tetor.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë Durrës për arrestimin e Pula solli reagimin e politikës.

Në atë kohe Zv kryeministri Erion Braçe u shpreh për vendimin e mëparshëm se prokurori i cështjes Arjan Ndoj po i bën presion një zyrtari të shtetit dhe kujtoi se prokurorë dhe gjyqtarëtë tillë që nuk kanë kaluar vetingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare.