Laçjanët i ankohen Bashës: Kemi 6 orë që presim ndihma, ky është shtet i poshtër

0

Mijëra qytetarë të mbetur të pastrehë që prej mëngjesit të së martës, do të jenë një plagë e hapur për vendin në muajt të vijim.

Problemet kanë nisur tashmë prej tre ditësh, që me shpërndarjen e ndihmave dhe deri tek akomodimi ende në çadra i banorëve në Thumanë dhe në Laç.

Banorët e Laçit i janë ankuar sot dhe kryedemokratit Lulzim Basha për mungesën e ndihmave, për të cilat një pjesë e tyre thonë se pop resin prej katër orësh.

“Ky është shteti më i poshtër që mund të ekzistojë”, i ankohen qytetarët Bashës, ndërkohë që shtojnë “nuk kemi asgjë, as çadra sna kanë dhënë”.

Banorët shprehen se një pjesë e tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit, ndërsa shumica e tyre janë në një moshë të thyer.