Kylie Jenner masakrohet me kritika nga ndjekësit për postimin e saj të fundit

Kylie Jenner postoi fotografi të vogëlushes së saj 2-vjeçare, ku i ka vënë një palë vathë ‘rrethor’ të personalizuar me emrin “Stormi”, në Instagram dhe mori kritika të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie Jenner vërshehet nga kritikat për zgjedhjet e veshjeve të vajzës së saj.
“A nuk është ajo pak e vogël për të vënë vathë kaq të mëdhenj? Do të ishte aq e lehtë për të që t’i kapte dhe t’i shkulte nga veshët e saj,” tha një person.
“Pse kjo dy vjeçare ka vënë vathë të tillë? O zot, leje të jetë një vajzë e vogël”, komentoi një tjetër, ndërsa një komentues tjetër tha:” Kjo është arsyeja pse fëmijët nuk duhet të kenë fëmijë. Vathët e tillë janë të rrezikshëm për vogëlusha.”