Kushtet skandaloze: Transferohen drejt Holandës kafshët e Safarit në Fier

Janë transferuar mëngjesin e sotëm drejt Hollandës disa kafshë të kopështit zoologjik “Safari” në Fier të cilët mbaheshin përkohësisht në Kopshtin Zoologjik në Tiranë.

Luanët janë vendosur në mjete të përshtatshme për tu transportuar.

Alarmi për kushtet e këqija ku rrinin kafshët është dhënë nga mediat e huaja pas fotove të publikura në kopështin Safari në Fier ku disa nga kafshët mbaheshin të sëmura dhe në gjendje shumë të këqija. Pas transferimit nga Safari në Fier drejt Tiranës disa javë më parë, tani këto kafshë do të shkojnë drejt Hollandës.

Drejtori i organiztës ” 4 putrat” është shprehur para disa javësh se nuk kuptonte pengesat që i nxirrnin institucionet shqiptare për transferimin e kafshëve drej Hollandës.