Prej dy vitesh cdo hyje me mjet në qendrën spitalore në Elbasan tarifohet me 100 lekë të reja. Koha që ka në dispozicion një person në mënyrë që ti shpëtojë taksës është 3 minuta, e pamjaftueshme kjo edhe për vetë xhiron brenda territorit spitalor, kjo edhe për shkak të infrstrukturës plot probleme që ka zona aty pranë. Në kohë me shi, gropat dhe uji është prezent, ndërsa në verë pluhuri mbizotëron zonën. Ndonëse thuhet se paratë e mbledhura i shkojnë qendrës spitalore për investime, këto të fundit duket që nuk janë përdorur në infrastrukture. Të pakënaqur shprehen qytetarët që për cdo hyrje dalje në spital u duhet të paguajnë, por nga ana tjetër mungojnë invetsimet.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i partisë Demokratike Eugen Isaj, i cili u shpreh se ka një errësirë totale sa i takon faktit se ku shkojnë paratë që gjeneron cdo ditë trau me pagesë.

E kontaktuar nga Media Line News, drejtorja e qendrës spitalore Desantila Tahiraj nuk preferoi të bënte asnjë koment për ankesat e qytetarëve dhe denoncimin e PD në Elbasan. Ndërkohë një problem tjetër për spitalin rajonal është edhe mungesa e bluzave të bardha. Për rreth 200 mijë banorët e qarkut përgjigjet vetëm një mjek kardiolog.