Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozita ende nuk ka marrë një vendim nëse do të futet në zgjedhe me Edi Ramën kryeministër.

“Opozita më shumë se kurrë, është më e qartë në qëndrimet dhe veprimet e saj. Çadra e bëri funksionin e saj, e uli Edi Ramën në tavolinë dhe lëshoi pesë ministra. 
A jemi të vetëdijshëm, që Basha u kërcënua për të nënshkruar një marrëveshje nga institucione që ishin nën hyqmin e Soros?

Efekti cadër ka një gjë shumë të mirë, nuk ka më Edi Rama me Lul Bashën vetëm për vëtëm. Sot, opozita më shumë se kurrë është e vendosur të ecë në një axhendë. Nuk ka qeveri teknike. Ka një qeveri tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, që garanton hapjen e negociatave.

Fronti opozitar e ka zgjidhjen politike për të gjitha llojet e varianteve, demokratike dhe popullore”u shpreh Kryemadhi.