Vjosa Osmani pranon koalicionin me Vetëvendosjen për zhvillimin e Kosovës

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e koalicionit qeverisës, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai ka thënë se VV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka theksuar se ky nuk është qëllimi i LVV-së. “Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, tha Kurti në RTK.

Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen vendet vakante të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.