Mediat italiane raportojnë se koronavirusi ka alarmuar sërish Vatikanin.

Bëhet me dije se një bashkëpunëtor i Papa Françeskut ka rezultuar pozitiv me Covi-19 pas testit të bërë.

Ai është shtruar në spital me gjendje jo të rënduar, por ka shtuar edhe njëherë panikun në selinë e Shenjtë.

Ndërkohë, Vatikani ashtu si gjthë Italia ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, duke mbyllur gjithçka.