Koronavirusi ka paralizuar futbollin shqiptar: Nuk do ketë më konferenca për shtyp

Koronavirusi ka paralizuar futbollin shqiptar. Pas vendimit të FSHF për të luajtur ndeshjet e Superligës me dyer të mbyllura, tashmë disa nga klubet kanë anuluar dhe konferencat për shtyp.

Tirana dhe Kukësi kanë njoftuar se konferencat e parashikuara për shtyp të trajnerëve para ndeshjes do të anuloheshin.

Njoftimi i KF Tirana

”Pershendetje,

Ju bëjmë me dije se konferenca e trajnerit Emanuel Egbo do të anullohet sot.

Per me teper informacion do tju njoftojmë nëpërmjet grupit dhe do ta publikojmë në website zyrtar.

Faleminderit për mirekuptimin.”

Njoftimi i F.K Kukësi

”Përshendetje!

Në kuadër të masave ndaj Corona Virus, nesër nuk do të ketë konferencë shtypi! Faleminderit.