Thirrja e Kurtit: Lini mënjanë përkohësisht kalkulimet politike

Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti, ka njoftuar me anē të një postimi në rrjetet sociale. 

Kurti prej ditës së sotme do të jetë nē karantinim shtëpie.

POSTIMI I PLOTË

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju falemnderit.