Konfirmohen 3 raste me Koronavirus në Greqi

Greqia ka konfirmuar tre persona të infektuar nga koronavirusi. Personat e prekur nga ky virus janë konstatuar në zonat e Selanikut dhe Athinës.

Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.  Ndërsa rasti i tretë është një grua që jeton në zonën e Athinës.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.