Tre prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK

Gjeta një etiketim  të rëndomtë ndoshta edhe banal nga këndvështrimi i disave. Por, ja ashtu më erdhi kur po lexoja shkrimet për gjasmë dênimin e ish- ministrit Tahiri. Madje mu shtonte më shumë kur shikoja “orgjinë” e studiove politike që na flisnin sikur është hap një tjetër etapë e re e drejtësisë shqiptare. Madje madje, nuk do të preferoja ti referohesha me termin “drejtësi shqiptare” sepse nuk di në ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend.

Dua të jem pragmatist? Ore dy pare lekë ose më saktë disa miliona euro i ka futur në xhep ky Tahiri? Ore abuzime ka bërë ky Tahiri? Po, i ka bërë disa miliona euro dhe hakçe nuk ia ndjen fare se nuk do merret me politikë për 5 vite. E ka siguruar jetën e vet dhe besoj edhe të fëmijëve. Problemi i këtij vendi që të bën të ikësh natën se ditën do të lodhin me pyetje se ku do shkosh është pandëshkueshmëria. Kemi një “sistem gjyqësor” që i merr një hale lekê dhe e ka kthyer në HALE.

Duhet tē jesh politikan, të paguash lekë, të kesh miq dhe të bësh presione për të marrë dënime qesharake si ky i Tahirit. Kurse qytetari i thjeshtë edhe për 3800 lekë debi ndaj shteti përfundo sakllëm në qeli. Madje edhe vetëvritet. Lë edhe familjen në pikë të hallit. E çbëjmë ne as se vrasim mëndjen fare. Kurse për këta si ky ne dalim e mbështesim që ky mos dënohet me idenë po duan ta bëjnë “kokë turku”.

Ky sistem i kalbur drejtësia i ka rrënjët edhe tek kjo shoqëri që anti-vlerat i vlerëson më shumë se vlerat. Të gjithë e shohin me ngazëllim atë “xhaxhi drejtorin” me kostum dhe makinë mbi 10 mijë euro. Pushimet që i bën çdo vit në turqi dhe pas pushimeve shkon me u çlodh në jug. Askush nuk pyet se si ia arrin me një rrogë 60.000 lekë, me një familje me 4 anëtar dhe me atë standart jete. Ndërsa për një rrogëtar të thjeshtë me 40.000 lekë ka një përbuzje sa gati- gati nuk i thuhet “barbon” se këta të sotmit nuk t`a lënë mangut.

Pa dashur të hyjmë më thellë, kjo shoqëri dhe ky “sistem drejtësie” do na shoqërojë gjatë ne dhe nuk i bën gjë as SPAK e as Byro Hetimi.