Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur objektivin e këtij edicioni duke fituar me shifrat 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe duke siguruar vendin e pare në grup.

Kjo fitore  e ngjit në Ligën B në edicionin e ardhshëm të turneut. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja ka fituar mes drithërimash këtë sfidë vendimtare duke marrë tre pikët që i mundësuan të kalonte bjellorusët në kreun e grupit.

Tanime kuqezinjte do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën çerekfinale për të pretenduar një biletë për europian nga Liga e Kombeve.

RENDITJA E GRUPIT

Kombëtarja shqiptare ia del, fiton dhe kalon në çerekfinale