Vjosa Osmani pranon koalicionin me Vetëvendosjen për zhvillimin e Kosovës

Albin Kurti publikoi një video në rrjetin social Facebook, në të cilin tregoi emrat e gjysmës së kabinetit qeveritar që i takojnë Vetëvendosjes. Ai hoqi dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk përmendi postin e presidentit të vendit.

Ndërkaq, LDK-së i bëri ftesë publike që sa më shpejt t’i dërgojë emrat për kabinet qeveritar.

Kjo e fundit pas një takimi të kryesisë, nëpërmjet një deklarate për mediat thekson se është e gatshme të vijojë me bisedimet për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“LDK-ja vlerëson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i institucioneve. LDK-ja konsideron se partisë qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar institucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”, theksohet në deklaratë