Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, thotë se, takimi i njerëzve me të afërmit dhe miqtë në rrugë dhe grumbullimi më pas 3-4 veta për muhabet është një moment i keq për përhapjen e infeksionit.

“Unë besoj që përgjithsisht çedohet te dëshira e njerëzve për të ndaluar dhe të bëhen 3-4 veta bashkë dhe të bëjnë muhabet. Ky është momenti më i keq për të transmetuar sëmundjen sepse nëse njëri nga ne e ka, infekton të tjerët. Ndaj është shumë e rëndësishme distanca fizike. Pra ndalojnë 3-4 veta dhe bëjnë muhabet. Por virusi mund të transmetohet dhe nga spërklat më të vogla”, tha Pipero i ftuar në emisionin Open.

Më tej, mjeku tha se maskat dhe dorezat duhet të mbahen në ambiente publike dhe urban, por jo kur qytetarët ecin rrugës. Madje për këtë ai solli rastin e një çifti që kishte ndaluar vetë në rrugë.

“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vet shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani. Është e kot”- vijoi Pipero i cili foli për disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë hapjes së vendit.

Sipas tij, rreziku më i madh dhe frika më e madhe ka të bëjë me kontaktet fizike të njerëzve.

Duke iu referuar edhe traditës së shqiptarëve ai tha se ne bisedojmë me katër-pesë persona dhe bisedojmë për disa minuta.

Sipas Piperos nuk ka nevojë mbajtja e maskave, apo e dorezave kur janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa shtoi se e detyrueshme është mbajtja e maskës në ambiente publike, sikurse është transporti urban, apo mjedise me shumë njerëz, ku duhet të qëndrosh për shumë kohë me persona të tjera.

Sipas Piperos, hapja është bërë graduale dhe më mira u bë në këtë drejtim, por shton se duhet pasur vetëm kujdes nga të gjithë, sepse virusi qarkullon, por me një ngadalësi.