Këngëtari italian Gigi D’Alessio konfirmon ndarjen nga partnerja

“Ana dhe unë nuk jemi më bashkë prej disa kohësh”. Kështu shkruan këngëtari italian Gigi D’Alessio, duke konfirmuar ndarjen nga partnerja e tij Anna Tatangelo.

Me të njëjtat fjalë por vetëm me emrin ndryshuar, çifti ndan të njëjtin mesazh.

“E provuam në të gjitha mënyrat, por nuk ia dolëm. Ju ndodh shumë njerëzve, na ndodhi edhe ne. Rrugët tona ndahen, por jam i sigurt se do ecim krahë njeri tjetrit

për djalin tonë Andrea, i lindur në vitin 2010. Dhe për të, shpresojmë që privatësia jonë në këtë moment të vështirë dhe delikat, të respektohet”, shkruajnë dy këngëtarët.

Historia e tyre nisi zyrtarisht në vitin 2006 dhe vazhdoi për vite me ulje-ngritje. Madje në vitin 2017 çifti i këngëtarëve u nda për një periudhë të shkurtër, deri në njoftimin e ndarjes zyrtare ditën e sotme.