Këngëtari i famshëm bëhet baba për herë të tretë

 

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë.
Edhe pse çifti e mban shumë të fshehtë jetën e tyre private, ka qenë vëllai i Enriques, Julio Iglesias, që ka konfirmuar këtë lajm për një media kiliane.

Ai ka refuzuar ta tregojë gjininë e fëmijës duke thënë: “Është e fshehtë”, ndërsa ka shtuar: “Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.
Ish-tenistja 38 vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44 vjeçar kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas dhe tani një bebush tjetër i’u shtua familjes.