Kenga e Eurosong/ Anxhela Peristeri zbulon pjese te klipit

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së titullohet “Karma”.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram një pjesë të videoklipit të kësaj kënge që pritet të lançohet së shpejti. Anxhela shihet e gjitha e veshur me të bardha, ndërsa në një pjesë të videoklipit me të kuqe.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram publikoi disa fotografi të këngëtares shqiptare, ku mbante të veshur kostume të ndryshme tradicionale

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo i bën dedikime Shqipëtarëve në të gjithë botën”, shkroi faqja e “Eurovision”-it