Edi, populli jam! Nuk drejtohet qeveria dhe aktet normative nuk merren nga Facebook

Në kuadër të masave të ndërmarra ndaj koronavirusit Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shtrirja e karantinës do të vazhdojë dhe do të detajohet.

Ai u ndal kësaj here tek mediat duke i kërkuar institucionit që monitoron mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizive që të bëjë të mundur kufizimin e të ftuarve në studiot televizive.

Rama tha se mediat, do të jenë të detyruara të zbatojnë urdhërin e AMA-së për të mos zhvilluar programe me më shumë se dy persona.

“Po sot, kemi punuar për aktin normative për masat dhe sanksionet, ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzohen. Mediat të ndërpresin çdo program me më shumë se 2 persona. Mediat ku punohet me kondicioner dhe ka më shumë se 2 persona për spektakël janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Evitoni kondicionerët, hapni dritaret. Kështu miq, kjo do të jetë jeta jonë në periudhën që kemi para. S’na falet të bëjmë tjetër në këtë të keqe të madhe që na zuri.”-tha kryeministri.