Edhe në periudhën e vështirë që po përjetojmë, aktivitetet e trafikantëve të drogës nuk ndalen, duke derdhur sasi mbresëlënëse kokaine në zonën e Perugia.

Policia po zhvillonte kontrolle të shumta në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtyre kontrolleve, policia vuri re një Mercedes që udhëtonte drejt Spoleto-s.

Verifikimi i menjëhershëm i targave bëri të mundur të konstatohet se makina ishte e regjistruar te një burrë që banonte në Toscanën e sipërme. Më pas, makina u vu nën vëzhgim për të verifikuar arsyet e pranisë në territorin e Assisi.

 

Sapo u ndalua, shoferi – një biznesmen shqiptar rreth dyzet vjeç – u nervozua menjëherë dhe u shqetësua dhe nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyet për të cilat ishte në Umbria, veçanërisht në këtë moment kur kushtet aktuale shëndetësore kufizojnë lëvizja e personave fizikë në të gjithë territorin kombëtar.
Burri u shoqërua në komisariat ku u kryen hetimet e nevojshme dhe u kontrollua makina. Dhe pikërisht nga kontrolli i makinës, shfaq surpriza: fshehur në një fund të dyfishtë të bagazhit të pasëm, të mbyllur me bravë elektrike me telekomandë, ishin pesë kilogramë kokainë të pastër e ndarë në disa pako dhe më shumë se nëntëmbëdhjetë mijë euro në para, të fshehura brenda dy çorapeve, shkruan “Ilmessaggero”.

Menjëherë, dyert e burgut Capanne u hapën për shqiptarin në pritje të të seancës gjyqësore.
Kokaina u analizua në Laboratorin e Analizës së Substancave Narkotike të Komandës Provinciale të Perugia, dhe u konstatua se pesë kilogramët do të kishin dhënë një sasi të konsiderueshme më shumë se një milion e pesëqind mijë euro për tregtarët e drogës.

Përveç se për drogën, shqiptari u padit edhe për shkelje të dispozitave aktuale në lidhje me lëvizjet e pajustifikuara në territorin kombëtar.

Padyshim- siç shkruajnë mediat italiane, kapja e sasisë përkatëse të kokainës është një nga më të mëdhatë e realizuar në Provincën e Perugia vitet e fundit.