Efekti Ronaldo i rrit të ardhurat Juventusit por bilanci mbyllet me humbje

Edin Dzeko është objektivi i Juventusit për sulmin, edhe pse shikohej si plani B. Në kampin bardhezi kanë vendosur të heqin dorë nga Luis Suarez, pavarësisht se kishin gjetur akordin me sulmuesin për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare prej të cilës uruguaiani do të përfitonte 10 milion euro në sezon.

Një nga arsyet kryesore pse Juventusi ka hequr dorë lidhet me kohën e mbylljes së marrëveshjes. Suarez nuk ka një pasaportë europiane dhe duhet të japë provimin e italishtes për ta marrë pasaportën italiane. E gjithë procedura vonon dhe ai rrezikon të mbetet jashtë listës së Champions League.

Në kushtet e ndodhura te Juventusi kanë ndryshuar plan dhe Corriere Dello Sport” shkruan se Fabio Paraticci ka telefonuar drejtuesit më të lartë të Barcelonës dhe ua ka bërë me dije vendimin për t’u tërhequr nga bisedimet për transferimin e Suarez.

Ngërçet për këtë lëvizje nuk janë vetëm ato të mësipërmet, pasi në kampin italian jo të gjithë kanë qenë të bindur për ta afruar sulmuesin. Pavel Nedved ishte mbështetësi kryesor i transferimit të Suarez. Problem ishte edhe zgjidhja e çështjes së kontratës me katalanasit.

Sulmuesi kërkonte nga Barcelona 14 milion euro, pra shlyerjen e marrëveshjes aktuale deri në fund. Klubi i La Liga ishte i gatshëm të ofronte vetëm diferencën e pagës, pasi te Juventusi Suarez do të përfitonte më pak.