Junajtid dhe Çelsi rikthehen ke fitorja

Mançester Junajtid është rikthyer te suksesi pas disfatës së fundit ndaj Arsenal dhe pas zhgënjimit në derbi me Sitin përsa i përket Kupës së Ligës. Këtë herë në “Old Trafford”, Djajtë e Kuq nuk falën dhe mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Noruiç. Rashford shkëlqeu me dy golat e realizuar, ndërsa më pas në listën e golashënuesve u shtuan edhe Marsial me Grinud.

Ky ishte një rezultat që shpëton momentalisht edhe stolin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer i cili rrezikonte shkarkimin në rast se skuadra nuk merrte pikët e plota. Sakaq, edhe Çelsi nuk ka bërë hap fals në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Bërnlej.

Golat për Blutë e Londrës u shënuan nga Zhorzhinjo, dy talentët Abraham e Hadson Odoi. Falë këtij rezultati të besuarit e Lampard ruajnë vendin e katërt në klasifikim. Triumf edhe për skuadrën e Everton të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Evertonit i mjaftoi në shtëpi përballë Brajton një gol i sulmuesit Riçarlison.