Pika turistike e Drilonit në këtë periudhë të vitit nuk ishte asnjëherë bosh. Nga kudo, Tirana dhe Durrësi apo edhe Elbasani e kishin destinacionin kryesorë për fundjavën.

Por edhe shkollat, të cilat e kishin gjithmonë të planifikuar një udhëtim në Drilon. Të gjithëve u mungon Driloni. Media Line News ju sjell disa pamje se si duket në këtë të hënë.

Të gjithëve u mungon Driloni, edhe çifteve të shumtë që e zgjidhnin për të realizuar klipet e tyre të dasmave.

Gjelbërimi pafund dhe qetësia mbizotërojnë në një nga pikat më të frekuentuara.