Jemi mësuar me paga stratosferike lojtarësh, por edhe trajnerët nuk kanë qëndruar pas. Meqë botērori është në vigjilje ne po ju sjellim një renditje të trajnerëve më të paguar të skuadrave pjesmarrëse.

Trajneri më i paguar i Botërorit të Rusisë rezulton të jetë ai i përfaqësueses gjermane, kampiones së botës në fuqi, Joachim Löw, me një pagë prej rreth 3.8 milionë eurosh, ndërkohë që në vendin e fundit është trajneri i Senegalit, Allou Cisse, me vetëm 200 mijë euro.

Pas Löw, trajneri i dytë më i paguar në Botërorin e Rusisë është ai i Brazilit, Tite, që përfiton 3.4 milionë euro. Podiumin e plotëson trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, edhe ky me 3.4 milionë euro, i ndjekur nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, me një pagë prej 2.9 milionë eurosh dhe ai i Rusisë, Stanislav Cherchesov, me 2.5 milionë euro.

Në dhjetëshen e trajnerëve më të paguar të Kupës së Botës janë edhe Fernando Santos i Portugalisë, Carlos Queiroz i Iranit, Gareth Southgate i Anglisë, Jorge Sampaoli i Argjentinës dhe Oscar Tabarez i Uruguajit.