Ja tre vendet e botës ku Whatsapp është i censuruar

0

Whatsapp po bëhet pjese e pandashme dhe po zgjerohet si pjesë e komunikimit midis individēve në mbarë botën.

Madje në disa shtete është testuar edhe Whatsapp për bizneset. Megjithëse rritjen e funksioneve, sigurisë dhe përdorimit, disa shtete e kanë censoruar përdorimin e Whatsapp.

Kina

Edhe pse me një ekonomi që rritet dhe shumë kompani ndërkombëtare kanë lidhje tregtare në Kinë, qeveria e ka censuruar përdorimin e Whatsapp. Kjo ka ardhur në vitin 2017 dhe vazhdon të jetë në fuqi edhe sot. Qeveria kineze e ka censuruar me motivacionin se nuk mund të kontrollojë bisedat private të shtetasve të saj. Dhe, si rrjedhojë ka promovuar WeChat, nga i cili kontrollon bisedat private.

Korea e Veriut

Nuk është habi që shteti korean është në listën e këtyre tre vendeve. Sikurse edhe Kina censurimi i Whatsapp erdhi si pasojë e moskontrollimit të bisedave private.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë censuruar pjesërisht duke mos lejuar thirrjet me video dhe telefonatat për ti dhënë zhvillim kompanive të telekomunikacionit vendas.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al