Çdo ditë që po kalon, përhapja e Covid- 19 po rritet me shifra të larta.

Deri më tani numri i të infektuarve në të gjithë globin kap shifrën e 407 633 persona nga të cilët janë 104 714 persona të shëruar, ku mbi 70 mijë i përkasin Kinës. 18250 është numri i viktimave të shënuar deri para pak minutash.

Të prekur aktiv janë 284 669 ku nga të cilët 272 122 (96%) pacientë janë me simptoma normale dhe 12 547 (4%) janë në gjendje kritike shëndetësore.

Deri më tani Italia ka numrin më të madh të viktimave 6820 duke u ndjekur nga Kina me 3277 viktima dhe Spanja me 2800 viktima.
Sa i përket numrit të të prekurve aktive Italia ka 54 030, ShBA me 48 611 dhe Spanja me 33 082.
Në 24 orët e fundit ShBA ka pasur numri më të madh të rasteve 5860 të prekur, ndjekur nga Italia me 5249 dhe Spanja me 4540 raste.