Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se, për të zhvilluar takimet e tij nëpër qytetet e vendit, ai po përdor shkollat.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Spahia ka shkruar se kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget për takime partiake.

“Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget. Karriget e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale”, ka shkruar Spahia.

Postimi i plotë:

SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT

Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget. Karriget e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”.

Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma.

E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet I duken si pjesë e tepsisë që I vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim I pastër me pushtetin e përdorim I burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj.

E si mund t’I besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk