Ja si dukej Bora Zemani kur prezantonte motin

Sot është një ndër moderatoret më të përfolura të showbizzit shqiptar. Bora Zemani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në ekran, por jeni kuriozë se si dukej ajo para shumë vitesh?

Vite më parë ajo ka qenë prezantuese moti, dhe në një video që ka qarkulluar në rrjet Bora shihet me një look krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë, me flokët e lyera bjonde.

Kujtojmë që Bora pas ndarjes me Vin Velin, me të cilin ka dhe një djalë ka nisur një romancë me aktorin e humorit Donald Veshaj. Dyshja e konfirmoi lidhjen e tyre pas një kohe të gjatë ku përfliteshin se janë bashkë.