Ja shtetet që kanë rihapur kufijtë pas mbylljes nga pandemia e Covid

Me rënien e kurbës së pandemisë së COVID-19 në të gjithë botën, shumë shtete kanë vendosur rihapjen e kufijve.

Austria, Republika Çeke, Slovakia dhe Hungaria kanë vendosur rihapjen e koordinuar të kufijve mes tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Salenberg i cili zhvilloi një videokonferencë me homologët e tij ditën e sotme.

“Vendimi përfundimtar si dhe vendosja e datës së rihapjes së kufijve do të jepet javën e ardhshme” – deklaron Salenberg.

Deri më tani, Austria ka vendosur hapjen e kufijve me Gjermaninë, Zvicrën dhe Liechtenstein në mes të muajit qershor.

Gjermania ka njoftuar hapjen e kufijve më 15 qershor ndërsa Italia do të hapë “rrugën” për fluturimet më 3 qershor.