Spitali Infektiv në Tiranë do të funksionojë vetëm për të prekurit nga Koronavirus

Në emisionin e mbrëmshëm, “Opinion”, për çështjen e menaxhimit të epidemisë, dolën këto informacione.

Në Francë, kostoja e tamponit është 27 Euro dhe rimburoshet 100 % nga shteti.Ne Itali, tek laboratoret private, kushton 40 Euro.

Në Maqedoni shteti i mbulon të gjitha nevojat për këtë analizë, por kush dëshiron e bën edhe tek private. Kushton 40-50 Euro dhe përgjigja del për 24 orë.Në Turqi, medikamentet për mjekimin e nga virusi janë falas. U dërgohen në shtëpi edhe pacientëve që trajtohen në kushtet e shtëpisë.

Në Shqipëri:
Duhet të tundësh këmbën që ISHP të të bëjë tamponin.
Përgjigja do minimumi 10 ditë
Tek privatët bën 90 Euro dhe njerëzit, më së shumti, shkojnë atje, pasi shteti nuk ka kapacitete të përballojë kërkesat. Njerëzit zgjedhin të paguajnë para, se sa të presin vdekjen krahëhapur në shtëpi.
PËRSE?
Çfarë ka në këtë vend që kushton çdo gjë më shtrenjtë se në çdo vend të Europës?
Eshtë privat – thotë qeveria, s’kemi çi bëjmë.

Por ne e kemi një përgjigje

Sistemi i korruptuar dhe klientelist. Kjo nuk është shëndetësia falas, por shëndetësia koncensineve. Shëndetësia që ka bërë, që çdo ditë qindra mijëra Euro të dalin nga xhepat e qytetarëve, per te shkuar ne laboratotret private, sepse shteti nuk mundet, ose nuk do, ose sepse kështu u intereson atyre që kanë ngritur sistemin e korruptuar.

Ne mendojmë se shëndetësia nuk ka nevojë thjeshtë për krevatë e çarçafë. Por ka nevojë të përmbyset sistemi, të shkulen për tij metastazat e kompanive private që pasurohen në kurriz të qytetarëve, për ça shërbime që pretendohet se janë falas.
Një sistem shëndetësor që nuk lan vetë as dyshemenë e spitaleve, që nuk dezinfekton as gërshërët e kirurgëve, që nuk bën dot as analizat e urinës, që nuk merr përsipër as shërbimin më të thjeshtë, nuk është më sistem shëndetësor publik.

Ky duhet përmbysur.
Kush është dakord me idenë tonë ta shpërndajë këtë shkrim