Ja dedikimi i veçantë i Jonida Vokshit në 1 vjetorin e martesën

Një vit më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapin.

kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ditën e sotme, çifti feston përvjetorin e parë dhe Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura gjysmës së saj më të mirë.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar!

Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- kanë qenë fjalët që moderatorja ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë, të cilat i ka shkruar krah fotove të ceremonisë së dasmës.