Ja çfarë thote Saimiri per XhesinJa çfarë thote Saimiri per Xhesin

Të hënën që lamë pas Saimiri eliminoi nga “Love Story” Xhesin, vetëm një javë para finales. Ai u shpreh se për Merin dhe Generdën, ka më shumë ndjenja, ndaj vendosi që Xhesit të mos i dhuronte një trëndafil.

Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, u shpreh Saimiri.

Ndërsa kjo e fundit tha se nuk është zhgënjyer kurrë nga Saimiri dhe se e ka shijuar shumë si eksperiencë. Xhesi tha se e kishte kuptuar gjatë mbrëmjes se do të eliminohej, sepse Saimiri dukej që kishte më shumë afrimitet me dy vajzat e tjera.

“Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë”, u shpreh vajza nga Shkodra.

Ndërsa kur u pyet se cilën nga vajzat sheh si partneren e ardhshme të Saimirit, ajo nuk preferoi të japë një emër, por tha se e ka një mendim të sajin. Xhesi u shpreh se “princi modern” mund të krijojë një lidhje afatgjatë me vajzën që do të zgjedhë, sepse si ai edhe Meri me Generdën kanë baza shumë të mira.