Italia nis fazën e tretë të hapjes: Nga sot hapen kufijtë me Shqipërinë, sallat, kinemat dhe qendrat verore
Nga votimet në referendumin dy ditor të mbajtur të Itali, italianët kanë votuar ku pro reduktimit të parlamentarëve, ku nga sondazhet e së hënës mësohet se nga 630 deputetë do të mbeten vetëm 400, ndërsa numri i senatorëve do të ulet nga 315 në 200.

Gjatë fundjavës që lamë pas qytetarët italinë u janë drejtuar qendrave të votimit në një referendum për madhësinë e parlamentit dhe në zgjedhjet rajonale në të gjithë vendin. Siç shkruajnë mediat italiane ky votim u shtri në dy ditë, në datat 20 dhe 21 shtator.Nga sondazhet e publikuara të hënën treguan se 60 deri në 67 % e atyre që votuan kanë mbështetur masat për reduktimin e anëtarëve të dhomës së ulët dhe asaj të sipërme të Parlamentit në 600 njësi nga 945 në total.

Nga sondazhet e së hënës mësohet se prej 630 deputetëve do të mbeten vetëm 400, ndërsa numri i senatorëve do të ulet nga 315 në 200.

Rezultati ka qenë në favor të partisë qeverisëse Lëvizja 5 Yjet, që ka promovuar reformën me argumentin se do të ulë kostot dhe përmirësojë efikasitetin e Parlamentit.