Në Itali flamuri valëvitet në gjysëm shtizë si shenjë zie në nder të viktimave

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e kronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 727 viktima. Krahasuar me ditën e djeshme ka një rënie prej 110 viktimash.

Tashmë numri i të vdekurve në shtetin fqinj arrin në 13 155 persona.

Ndërkohë rritje ka pësuar dhe numri i të prekurve duke shkuar në 110 574 te infektuar.