Në Shqipëri sot kujtohet dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës, 29 vjet më parë në qendër të kryeqytetit. Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Vec atyre që  e ndoqën në shesh , të tjerë e ndoqën nga shtëpitë e tyre, por më e rëndësishme kjo datë ishte për ata që e ndoqën nga burgu famëkeq i Spaçit. Pikërisht nga ky i fundit e ndoqi rënien e bustit Ismail Çala nga Elbasani, i cili kujton me plot nostalgji rënien e diktatorit. Një datë e rëndësishme kjo për Çalën, i cili atë ditë festoi ditëlindjen e tij të 34-të, të cilën ai thotë ishte ditëlindja e tij më e bukur ndër vite.
Ishte nje dite e jashtezakonshme. Me thirren te degjoja , I change my heart, nga Xho Kokeri qe une e pelqeja shume.
Kur papritur transmetimi u nderpre. U dha momenti i rrezimit te bustit te diktatorit. Per ne qe ishim ne burg ishte nje gje e jashtezakonshme. Nje turm e madhe njerezish ne shesh, degjoheshin broherima. Nuk do ta harroj kurre. Ate dite kisha ditelindjen,mbusha 34 vjec. Ajo do te mbetet ditelindja ime me e bukur dhe e vecante ne te gjithe keto vite. Skam per ta harruar kurre ate moment. Por ajo qe me vjen keq eshte se pas 29 vitesh kemi rrezuar vetem bustin jo idiologjine dhe diktaturen brenda nesh. Nje gje te tille ma kishte thene nje miku im qe nuk jeton me.Sa here shkoj ne Spaç muret me thone qe Ismail ju se kryet detyren. Se kuptoj se pse ende perkujtohet me flamuj te shpifur periudha e diktatures. Per 45 vjet ne e lenduam njeri- tjetrin. Nuk na e beri serbi ,por ja beme vetes,ndaj nuk mund te mos ndjehem keqardhes. Shqiperia ende vazhdon te jete ne udhekryq
“- perfundon Çala rrefimin e tij prane bustit te ish te perndjekurve politike.
 
Rrëzimi i bustit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Media Line News!