Ironia e Luçiano Boçit: Veterania e dybekut dhe veteranët e dyfekut

Veteranët e dyfekut (që në vitet ‘41-44 ose s’kishin lindur, ose ndonjëri ishte 1 deri 2 vjeç) tani po anëtarësojnë në gjirin e tyre dhe veteranet e dybekut, meqenëse nga ato të pushkës nuk ka më.

Në vend të tyre tani janë Vela i skandalit të pasaportave dhe Liza e e botës së doganave. Rilindasit na paskan luftuar jo vetëm me recitime por dhe me mitroloz.Ka njerëz që mplaken normalisht, nga nga ato që mplaken vetëm fizikisht e në shpirt mbesin të rinj, por paska dhe nga ato që lindin e jetojnë si veterane të mplakura.

Dhe meqenëse i duhen ca vota më shumë e para kanë boll, blejnë dhe dekorata e tituj lufte, e shesin gjithçka.

Edhe det edhe mal edhe fushë.Si Zhurdeni, Borgjezi fisnik i Molierit, që donte të blinte fisnikërinë, Liza po kërkon të blejë veteranizmin.Me sa duket ka qit pushkë që herët.