Deklarata e Boçit: Rama – Veliaj po grabisin tokën publike te Kopshti Botanik

PAS AHMETAJT DHE BESA NUK E DI QË ËSHTË SHPALLUR GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE

Siç ndodh pothuaj gjithmonë, pas Ramës nxitoi të dilte dhe Besa me tufën e lajmeve të gëzueshme.
Dhe përsëri si gjithmonë, përmes gafave ngatërroi më shumë se sa shpjegoi.
Ministrja e Arsimit ende nuk e di që një vit shkollor është shumë i ndryshëm nga një vit akademik.
Sikurse studenti për të nuk ndryshon nga maturanti.
Po kjo është gafa më e vogël.
Pas Ahmetjat, i cili shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e mori vesh në studio, ka dhe ministra që ende nuk e kanë marrë vesh që një vendim i tillë është marrë.
Një prej tyre është Besa.
Pyetjes për datën e provimeve të maturës e mundësinë e shtyrjes së tyre, Ministrja i është përgjigjur që ajo ende shpreson që shkolla të nisë në 6 prill!!
E çuditshme kjo deklaratë, dëshmi e kaosit e paaftësisë qeverisëse.
Ministrja ende nuk e di që jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas ligjit, minimalisht zgjat një muaj dhe shkollat kurrsesi nuk mund të fillojnë.
E në vend të shpresojë, Besa duhet të jetojë me realitetin, se paku vendimmarrës hipokrit qeveritar e të marrë masat që tani për vijimësinë e mëtejshme të procesit mësimor.