Inter- Messi, vjen sinjali i dyte?

Messi nuk është më një ëndërr për tifozët zikaltër. Para ndeshjes me Napolin, Sunning ka dhënë një tjetër sinjal të fortë për një afrim real të pleshtit tek skuadra e Interit.

Sunning  përdori figuren e Messit për të paraqitur sfidën mes Interit dhe Napolit sonte. Me  hijen gjigande të Pulce në pozën e tij klasike të festimit dhe me koken larte nga qielli, u shfaq në murat  e Katedrales së Dumos në Milano.

Numri 10 i Barcelonës është një ëndërr që ndezi fuqishëm tifozet pas ketij viti zhgenjyes pas lajmit për blerjen e një shtëpie në Milano, jo larg selisë së Interit, nga babai i tij Jorge, për të liruar kontrollin e autoriteteve tatimore spanjolle në aktivet e investimeve familjare.