Instagram ka gati ndryshime rrënjësore për aplikacionin

Rrjeti më i madh social ka konfirmuar se një grup i vogël përdoruesish po teston shërbimin e mesazheve në versionin web.

Thuhet se do të jetë i njëjtë si në celular, ku përdoruesit mund të krijojnë grupe të reja ose të fillojnë chat me dikë nga mesazhet ose faqja e profilit, madje edhe të shpërndajë fotografi apo video.

Për momentin, vetëm një grup i vogël po e përdor por Instagram ka deklaruar se detaje të shumta do të dalin së shpejti për të gjithë përdoruesit.