“Injorantë, kjo është e tmerrshme”, Blendi Fevziu ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të rinj

0

Nuk kanë qenë të pakta “surprizat” nga deputetët e rinj në Kuvend. Përveç veshjeve të çuditshme, më shumë kanë spitaktur edhe fjalimet e tyre në Kuvend, siç ishte edhe rasti i deputetes Majlinda Halilaj.

Kësaj çështje i ka kushtuar pak kohë publikisht edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili në emisionin e tij, i kërkoi me ironi përfaqësuesit të LSI-së, Luan Ramës që deputetët e rinj, të cilët do jenë në lista të bëjnë një “audicion” me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.

“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit. Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”, u shpreh Blendi Fevziu.

Deputetja Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikua se atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore.