IGJEUM njofton se tërmeti i orës 21:15, që tronditi Tiranën dhe Durrësin, ishte me magnitudë 4.9 rihter dhe me thellësi 7 km.

Sipas Institutit në fjalë, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 3 km në veri të fshatit Bubq.

Goditja kryesore e ores 21.15 me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit“, deklaron IGJEUM.

Sipas raportimeve nga prefekturat, deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa komunikimi po vijon nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.