horoskopi ditor, horoskopi shqip, horoskopi ditor medialine.al

Dashi

Lidhja juaj dashurore është vënë në presion kohën e fundit për shkak të disa problemeve dhe çështjeve të padiskutuara. I keni shmangur për shkak të frikës se mund të sjellin përçarje në marrëdhënien tuaj. Sidoqoftë, do të jeni në një humor të jashtëzakonshëm sot dhe do të mund të shikoni këto çështje. Keni për të parë që kanë për t’u zgjidhur, ndryshe nga çfarë mendonit.

Demi

Do ta keni të vështirë që t’i përkushtoheni aq shumë sa doni partnerit/es për shkak të presionit që krijohet nga një numër faktorësh të jashtëm. Angazhimet profesionale po ju marrin shumë kohë. Mundohuni që t’ia shprehni të gjitha ndjenjat partnerit/es. Në këtë mënyrë do ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin.

Binjakët

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe më të moshuarve sot. Do të jeni në gjendje të kuptoni se cilat janë tiparet e partnerit/es me të cilin/cilën dëshironi të kaloni jetën. Intuita do të jetë ajo që do t’ju drejtojë nëse vlen apo jo ky person.

Gaforrja

Dashuria është pranë. Sot përqendrohuni se si njerëzit flasin dhe sillen me ju. Dikush i sëmurë po kërkon vëmendjen tuaj. Do të ketë konfuzion me njerëzit në marrëdhënien që keni. Mundohuni që të dëgjoni partnerin/en pasi kjo do të zgjidhë problemet.

Luani

Ruhuni nga romancat në zyrat e punës. Por mos harroni, nuk duhet ngatërruar puna me ndjenjat. Kolegët mund të mos e vlerësojnë këtë. Përqendrohuni në punë.

Virgjëresha

Do të jeni të zënë me disa angazhime shoqërore. Njerëzit rreth jush do të vlerësojnë aftësitë tuaja. Nuk keni humbur aftësitë për të gjykuar një projekt të mirë.

Peshorja

Sot është koha për të vendosur. Jeni shqetësuar për disa çështje javën e kaluar. Sot është koha e duhur për të marrë një vendim, që në plan të parë do iu duket i fortë. Megjithatë ndiqni zemrën. Ajo do t’ju drejtojë në rrugën e duhur.

Akrepi

Do të keni shumë mundësi që të plotësoni punën e papërfunduar. Problemet që do t’ju dalin rrugës do të zgjidhen lehtë, kështu që mos u shqetësoni për to. Mund të kërkoni një këshillë të mirë nga një person i afërt.

Shigjetari

Do t’ju kërkohet dashuri pa kushte nga ana e partnerit/s. Duhet të kuptoni se lidhja juaj është bërë më e fuqishme. Mos e gjykoni partnerin/en. Në vend të kësaj kërkohet vetëm dashuri.

Bricjapi

Nuk është koha për të hezituar. Është koha për vendime të rëndësishme. Mos iu shmangni mundësive edhe nga shtëpia. Pak më shumë besim tek vetja ka për t’ju ndryshuar jetën.

Ujori

Kufijtë e shëndetshëm janë shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie si ajo e juaja. Mirëpo ka ardhur një kohë, kur është bërë e vështirë për t’i zhdukur ato. Duhet të uleni me partnerin dhe të bisedoni rreth dimensionit të lidhjes suaj.

Peshqit

Keni një këndvështrim të butë sa i përket dashurisë. Do të vendoseni në disa situate ku mungojnë ndjenjat e vërteta. Në këtë mënyrë nuk keni për t’u tërhequr as nga personat që po kërkojnë të futen në jetën tuaj