Historia e Shqipes që kërkon burrë në Përputhen

Shqipja është një nga vajzat më të komentuara të edicionit të dytë të emisionit “Përputhen”. Ajo ka rënë shumë në sy për karakterin e saj eksp resiv dhe faktin që flet pa dorashka.

Shkaktoi shumë zhurmë në ‘Top Channel’ dhe publiku. Mirëpo shpeshherë në studio ka nxitur edhe debate që kanë sjellë reagime e komente të shumta në rrjet.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipja përballet me kamerat, pasi ajo ka qenë edhe aktore.

Shqipja ka qenë protagoniste në serialin “Lokomotiva”, një serial nga Ermal Qori, që tregon një grup miqsh, të cilët thurin plan për t’i marrë paratë një emigranti nga Anglia duke i premtuar që do i gjejnë nuse.