Studimi i Univeristeti te Singaporit: Ja kur do

Një grua shtatzënë është dërguar me urgjencë nga Saranda në drejtim të Tiranës me helikopter, pasi ka shfaqur komplikacione.

Helikopteri është ulur pak minuta më parë në oborrin e QSUT, dhe prej aty gruaja është nisur me urgjencë në drejtim të maternitetit, pasi gjendja e saj nuk ka qenë aspak e mirë.

Nuk dihet ende nëse gruaja në fjalë ka pasur edhe më herët probleme, të cilat nuk mund të trajtoheshin në Sarandë, dhe është parë e udhës tranportimi i saj me helkopter.

Theksojmë se me helikopter transportohen vetëm rastet e urgjencave mjekësore që nuk kanë lidhje me Covid 19, pasi këta të fundit transportohen vetëm me autoambulanca.