Lewis Hamilton nuk di të ndalet. Piloti i Mercedesit ka fituar çmimin e Çmimin e Madh të Britanisë, pikërisht në shtëpinë e tij, në pistën e Silverstone.

Hamilton ka fituar 3 nga 4 garat e para sezonale. Britaniku mbërriti në finish me makinën me 3 goma, ku përshkroi pjesën më të madhe të xhiros finale.

Në vendin e dytë u rendit piloti i Red Bullit, Max Verstapen, ndërsa në vendin e tretë u ngjit Ferrari me francezin Charles Leclerc.

Vazhdon të zhgënjejë Sebastian Vetel, me gjermanin që nuk arriti më shumë sesa vendi i 10-të.