Guardiola një trajner i mirë por shofer skandaloz

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë. Emri i teknikut spanjoll lidhet gjithnjë me suksesin, teksa është edhe arkitekti i një prej skuadrave që do lejnë gjurmë të përhershme në historinë e futbollit, si Barcelona.

Katalanasi fitoi tituj edhe me Bajern Mynih e tashmë që është te Mançester Siti sërish sukseset nuk i janë ndarë.

Por, së fundmi është zbuluar se Guardiola çalon në diçka. Dhe bëhet fjalë për rolin e shoferit, një aftësi që 48-vjeçari nuk e ka perfeksionuar dhe nuk di ta menaxhojë si skemat e tij në futboll.

Përgjatë katër viteve në Angli, Guardiola ka hedhur në kosh katër makina.

Deri më tani katalanasi ka përplasur një Mercedes i cili kushtonte 89.000 mijë euro, një Rejnxh Rover që kushtonte 167.000 mijë euro, një Bentlej që kushtonte 222.000 mijë euro dhe së fundmi një Mini Kuper që kushtonte 33.000 mijë euro.

Një total prej 511.000 mijë eurosh të cilat Guardiola i ka çuar dëm duke u përplasur në rrugët e Anglisë, megjithatë fatmirësisht aksidentet kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Si duket, spanjolli ka ende për t’u përmirësuar në rolin e shoferit për t’i ngjarë sadopak vetes kur drejton një skuadër futbolli.